Pyetjet e Bëra më Shpesh (FAQ) – Regjistri i Pengut


a. Pse është krijuar Regjistri i Pengut?


Regjistri i Pengut u mundëson institucioneve financiare dhe institucioneve të tjera që të regjistrojnë, sipas kërkesës së tyre, sendet e luajtshme që vendosen si peng. Përmes këtij regjistri, ata mund të realizojnë të gjitha procedurat që lidhen me pengun. Gjithashtu, çdo person ka mundësi të kërkojë të dhëna në e-Regjistër dhe të verifikojë regjistrimet për sendet e luajtshme.


b. Në bazë të cilit ligj vepron Regjistri i Pengut?


Regjistri i Pengut vepron në bazë të Ligjit Nr.04/L-136 për Regjistrimin e Pengut në Regjistër për Sendet e Luajtshme, i cili përcakton krijimin e Regjistrit dhe transaksionet e siguruara. Funksionimi i sistemit elektronik rregullohet edhe me Udhëzim Administrativ përkatës.


c. Kush është përgjegjës për Regjistrin e Pengut?


Regjistri i Pengut funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Ministria ka juridiksion të plotë mbi Regjistrin e Pengut, duke përfshirë:

  • eve administrative,
  • propozimin dhe emërimin e udhëheqësisë dhe stafit,
  • sigurimin e funksionimit të sistemit elektronik,
  • miratimin e buxhetit dhe mbështetjen logjistike,
  • nxjerrjen e udhëzim
  • përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ofruara nga e-Regjistri.

d. Kush mund ta përdorë Regjistrin e Pengut?

Sipas Ligjit Nr.04/L-136, Regjistri i Pengut mund të përdoret nga personat e autorizuar për regjistrimin e pretendimeve të tyre dhe sigurimin e pengut. Për më tepër, çdo person, pa kufizim, mund të kryejë kërkime në e-Regjistër për të verifikuar të dhënat ekzistuese.


e. Si mund të hapni një llogari?

Llogaria e përdoruesit hapet në mënyrë elektronike përmes sistemit të e-Regjistrit të Pengut, në faqen zyrtare të ARBK-së.


f. Si të regjistrojmë një regjistrim të pengut?

Regjistrimi i një pengu të ri bëhet vetëm në formë elektronike, përmes sistemit të Regjistrit të Pengut. Regjistrimin mund ta kryejnë vetëm përdoruesit që kanë llogari të hapur. Procesi është tërësisht online.


g. Si mund të ndryshojmë ose fshijmë një regjistrim të pengut?

Ndryshimet në regjistrimet ekzistuese kryhen në mënyrë elektronike përmes sistemit të Regjistrit të Pengut. Vetëm personat e autorizuar mund të bëjnë ndryshime ose fshirje të regjistrimeve. Për realizimin e një ndryshimi:

  1. Njëri përdorues paraqet kërkesën për ndryshim.
  2. Përdoruesi i dytë e aprovuar kërkesën.

Të gjitha ndryshimet bëhen duke përdorur mjetet e posaçme të sigurisë së sistemit.


h. Si mund të kontaktoni Divizionin e Regjistrimit të Pengut?

Divizioni i Regjistrimit të Pengut mund të kontaktohet përmes adresës zyrtare të e-mailit. Stafi ofron mbështetje për çdo çështje që lidhet me funksionimin e rregullt të Regjistrit të Pengut.


i. Cilat janë taksat e përdorimit të sistemit?

Taksat aktuale për shërbimet e Regjistrit të Pengut janë të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. UA07-2023 për Procedurat e Regjistrimit të Pengut, Taksave dhe Shërbimeve të Tjera.